Tuesday, 26. May 2026
Sport

Drita përforcohet me një lojtar nga Superliga e Ukrainës

GS 14/02/2025 1 Min. Lesezeit

Lideria e Superligës në futboll, Drita një ditë para ndeshjes me Prishtinën ka bërë të ditur se ka nënshkruar me futbollistin ukrainas Denys Kostyshyn, të cilin e kanë prezantuar zyrtarisht si përforcim të ri

Sipas klubit gjilanas, Denys vjen nga Superliga e Ukrainës dhe do të jetë një alternativë shtesë për trajnerin, Zekirija Ramadani.

“Denys është lojtar me tipare ofenzive dhe pozita e tij e preferuar është mesfushor ofenziv, por që mund të luaj edhe në krahë dhe në fazën sulmuese.
Denys në kampionatin e Ukrainës ka qenë pjesë e ekipeve si Dnipro ku dhe është zhvilluar si futbollist. Ai ka luajtur edh ete Kolos Kovalivka dhe së fundmi ishte pjesë e ekipit të Oleksandriya”, shkruan klubi gjilanas në Facebook, me rastin e prezantimit të futbollistit të ri.

Kostyshyn ka nënshkruar kontratë me klubin deri në qershor të vitit 2026.

Teilen: