Tuesday, 26. May 2026
Sport

Egnatia–Partizani në RTSH Sport/ Tetova ndjen aromën e “Final Four”

GS 14/02/2025 2 Min. Lesezeit

Edlir Tetova ka analizuar duelin mes Egnatias dhe Partizanit duke lënë të kuptohet se ka nisur që tani të përgatitet për atë çfarë e pret skuadrën e tij në “Final Four” ku do ti duhet të mbrojë titullin e fituar vitin e kaluar.

Trajneri i rrogozhinasve ka zbuluar edhe gjendjen e skuadrës, ndërsa nënvizon se do të ketë edhe mungesa. Ndër të tjera shprehet se ndaj Partizani nuk kërkon hakmarrje, por nga skuadra kërkon fitoren dhe vazhdimësinë.

Mbi gjendjen e skuadrës – “Kemi disa mungesa të rëndësishme. Xhemalaj për shkak kartonësh, Guindo që vazhdon akomë me grip. Kemi kthyer Fernandon, ndërsa do të mungojë edhe Kasa. Rotacioni i pakët vjen si shkak i dëmtimeve dhe mungesave për shkak të kartonëve”.

Rëndësia e ndeshjes – “Dueli me Partizanin është një ‘mini Final – Four’ pasi në këtë javë ndeshjen edhe Dinamo e Vllaznia. Përballë këtyre takimeve them se duhet ti shfrytëzojmë për tu përgatitur për atë që na pret në pranverë”.

Mungesat e Partizanit – “Kanë strategjitë e veta dhe ne kemi të tonat. Kjo na ka ndodhur edhe ne në sezonin e kaluar, por secili ka strategjinë e tij”.

Krahasimi mes dy sezoneve – “Janë dy krahasime që po më bëhen vazhdimisht. Janë dy krahasime të ndryshme, sepse Egnatia e vitit të kaluar kishte një grup lojtarësh prej 2 vitesh që unë i kisha stërvitur rregullisht. Tashmë jemi në rrugën e duhur për ta rikthyer sërish diçka të tillë”.

Teilen: