Tuesday, 26. May 2026
Sport

Bukajo Saka nuk rikuperon nga dëmtimi, mungon për tetë javë të tjera

GS 14/02/2025 1 Min. Lesezeit

Dëmtimi më i fundit i Bukajo Saka po kthehet në një kalvar të vërtetë. Sulmuesi i Arsenal ka mësuar një lajm të keq sa i përket datës së rikthimit pasi tani do ti duhet të bëjë durim edhe tetë javë të tjera.

Faza e rehabilitimit nuk ka ecur siç duhet për 23-vjeçarin, i cili u dëmtua më 21 dhjetor në ndeshjen mes Arsenalit dhe Kristal Palasit.

Ky lajm vjen në momentin më kritik për Mikel Artetën, i cili këtë muaj ka mësuar se Gabriel Zhezus dhe Kai Haverc nuk do të mund të mbrojnë më ngjyrat e Arsenalit në këtë sezon.

Teilen: