• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Drejtuesit e Milanit dhe Ibrahimovici të acaruar me trajnerin Conceicao

14/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sergio Conceicao thuhet se është tashmë nën vëzhgimin e Milanit për rezultate të paqëndrueshme dhe disa pretendime që kanë irrituar Zlatan Ibrahimovic.

Sipas Il Corriere dello Sport, këshilltari i Milanit dhe Red Bird, Ibrahimovic nuk janë plotësisht të kënaqur me trajnerin e ri Conceicao, i cili zëvendësoi Paulo Fonsecan në dhjetor të 2024.

Conceicao ka një mesatare më të mirë pikë për lojë se paraardhësi i tij (1,83 kundër 1,58), por kuqezinjtë mbeten shtatë pikë poshtë katër vendeve të para e me një lojë më pak dhe humbën në ndeshjen e parë ‘play-off’ të Ligës së Kampionëve kundër Feyenoord të mërkurën.

Corriere dello Sport raporton se Ibrahimovic dukej i pakënaqur në tribunë kur pa Conceicao të zëvendësonte Santiago Gimenez dhe Rafael Leao me Francesco Camarda dhe Tammy Abraham në minutat e fundit të lojës në Roterdam.

Ish-sulmuesi,  i cili shërben si këshilltar i Red Bird, tha para ndeshjes se Conceicao  “kishte dy ekipe” në dispozicion pasi mirëpriti pesë nënshkrimet e janarit.

Trajneri u përgjigj: “Në të vërtetë janë më shumë se dy, pasi kemi shumë në sektorin e të rinjve”, por sipas CorSport, Ibras nuk i ka pëlqyer komenti i tij.

Conceicao mori detyrën e trajnerit të Milanit më 30 dhjetor 2024. Nën drejtimin e tij, Milani siguroi titullin e Superkupës së Italisë dhe luajti gjashtë ndeshje në Serie A, duke arritur tre fitore, dy barazime dhe një humbje, me 11 pikë në total.

Portugezi nënshkroi një kontratë deri në qershor 2026, por klubi mund të vendosë në mënyrë autonome të ndërpresë marrëveshjen në fund të sezonit. Kualifikimi në Ligën e Kampionëve 2025/26 shihet si një kërkesë e detyrueshme për të mbajtur trajnerin përtej verës. 

Next Post

Lajm i mirë për Real Madridin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.