• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, September 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ramadani: Derbi Prishtina – Drita, i ftohtë nga jashtë, ‘i nxehtë’ në fushë

14/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në kuadër të xhiros së 20-të, Drita do të takohet me Prishtinën, nesër  e shtune në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ora 17:00.

Për kryetrajnerin e Dritës, Zekirija Ramadani këto ndeshje janë derbi dhe janë vërtetë të ‘zjarrta’ në fushë.

“Nesër do të luhet derbi i xhiros, ku do të luhet në orarin e mbrëmjes ku për ne jashtë do të jetë pak ftohtë, mirëpo jam i bindur se për futbollistët brenda në fushë flet shumë nxehtë. Një fushë shumë e mirë, skuadër entuziaste por gjithmonë mbështetemi te skuadra jonë, objektivi jonë, jemi në rrugën e duhur, jemi lider, gjithçka varet nga ne, nuk duhet të bëjmë hapa fallco, por duhet të bëjmë maksimumin”, ka thënë Ramadani në fillim të konferencës.

Trajneri Ramadani foli edhe për mungesat në këtë përballje, për çka tha se do të mundohen t’i mbulojnë.

“Çdo mungesë e vuajmë ngapak dhe secili që e zëvendëson tjetrin e bënë më të mirën, por gjithmonë jam një trajner që mund të kënaqem me kaq dhe gjithmonë kërkoj më tepër nga futbollistët dhe vetja sepse futbolli nuk ka perfeksion dhe gjithmonë duhet të punojmë, gjithmonë duhet të angazhohemi për të qenë më mirë në çdo javë, çdo xhiro dhe në çdo kampionat”, përfundoi kryetrajneri ynë.

Ai tha se në gjysmë edicionin pranveror më shumë kërkohet rezultati, se sa estetika.

“Kur është në pyetje stinori pranveror më tepër në fokus është arritja e objektivit sesa loja e bukur. Skuadrat kërkojnë objektivin ndonjëherë është një pikëshi, ndonjëherë tri pikëshëshi. Është mbrëmje, derbi mund të vendos një moment dhe shpresoj që ai moment të jetë në anën tonë”, përfundoi Ramadani.

Next Post

Diant Ramaj vlerësohet për paraqitjen e tij

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.