Tuesday, 26. May 2026
Sport

I ka bindur të gjithë, titullari i Juventusit drejt rinovimit

GS 14/02/2025 1 Min. Lesezeit

Merkato mbaroi dhe tani është koha që te Juventusi të mendohet edhe për lojtarët që duan të mbajnë në skuadër. I radhës që Kristiano Xhuntoli kërkon të blindojë është mesfushori amerikan Ueston Mekeni.

mekeni

Ky i fundit ka një kontratë që e mban të lidhur me “Zonjën e Vjetër” deri në qershor të vitit 2026, por bardhezinjtë kanë gati një propozim të ri. Sipas asaj që raporton Tuttosport, mesfushorit amerikan i është propozuar një kontratë e re që do të skadojë në vitin 2028.

Lëvizja për të bindur mesfushorin është padyshim rritja e pagës së tij. Aktualisht Mekeni përfiton 2.8 milionë euro te Juventusi, por me kontratën e re do të përfitojë 3.5 milionë euro. Një lëvizje e kërkuar edhe nga Tiago Mota pasi Mekeni për të është një lojtar shumë i rëndësishëm dhe që ndihmon në filozofinë e tij të lojës.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: