Tuesday, 26. May 2026
Sport

Federata e Xhudos e Kosovës përforcohet me një trajner nga Brazili

GS 15/02/2025 1 Min. Lesezeit

Federata e xhudos e Kosovës ka njoftuar për angazhimin e një trajneri të xhudos, që do të punojë me ekipin për Lojërat Olimpike “Los Angelos 2028”.

Pedro Guedes, kryetrajneri i Ekipit Nacional Gjerman për meshkuj do të punoj krahas Toni Kukës, sipas njoftimit në Facebook të Federatës së xhudos.

“Pedro është trajneri i parë në projektin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit me Federata dhe Komitetin Olimpik të Kosovës.

Të përfshira në këtë projekt janë tetë federata.

Mirësevjen në Kosovë Pedro”, kanë shkruar FXHK-ja dhe Toni Kuka njëkohësisht në Facebook për angazhimin e trajnerit të ri.

Teilen: