Tuesday, 26. May 2026
Sport

VIDEO/ Ndërhyrje deri në limite, Rei Manaj përgjigjet me gol dhe bën të heshtë stadiumi i Superligës turke

GS 15/02/2025 1 Min. Lesezeit

Rei Manaj ka shënuar me penallti për Sivaspor në Superligën turke. Sulmuesi i Kombëtares zhbllokoi sfidën në minutën e 26-të, ndërsa skuadra e tij po luan në transfertën e Gaziantep.

bandicam 2025-02-15 12-04-47-752

Çfarë po bie në sy gjatë gjithë pjesës së parë janë ndërhyrjet e ashpra, që ndonjëherë janë dhe në limite. Një prej tyre ishte dhe faull antisportiv kundër Manajt, ndërsa kryesori nuk nxorri asnjë karton.

Fill pas atij momenti erdhi dhe goli i avantazhit. Tifozët e Gaziantep heshtën, ndërsa Manaj iu drejtua tifozët të pakët që kanë udhëtuar në transfertë për Sivaspor.

Goli i shënuar sot ishte dhe i shtati në kampionat për Manajn, që ka marrë minuta gjatë 17 javëve.

Goli i Rei Manaj: (VIDEO)

Ndërhyrja ndaj Manajt, që nuk u ndëshkua: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

Teilen: