Tuesday, 26. May 2026
Sport

Marmoush realizon het-trik, Manchester City fiton bindshëm

GS 15/02/2025 1 Min. Lesezeit

Manchester City ka shënuar fitore të thellë me rezultat 4:0 ndaj Newcastles, në takimin e javës së 25-të të Premier League në futboll.

Trim i ndeshjes është futbollisti Omar Marmoush duke shënuar het-trik, në minutën e 19-të, 24-të e 33-tën.

Futbollisti McAtee në minutën e 84-të shënoi për rezultatin 4:0.

Manchester City zë vendin e katërt me 44 pikë e Neëcastle është në të 7-tin me 41 sosh.

Teilen: