Tuesday, 26. May 2026
Sport

Stadiumi “San Siro”, Bashkia ultimatum Interit dhe Milanit

GS 15/02/2025 1 Min. Lesezeit

Nuk ka paqe në frontin e San Siros. Bashkia e Milanos, e acaruar nga zvarritja e Interit dhe Milanit për procedurat për blerjen e objektit aktual dhe zonave përreth, ka kërcënuar dy klubet të anulojnë projektin, siç zbulohet nga “Corriere della Sera”.

san-siro-luci-780x470

Në takimin e djeshëm nuk pati asnjë progres dhe kështu Kryebashkiaku Sala vuri ultimatumin. Praktikisht ai pret të marrë së shpejti dokumentin e fizibilitetit të alternativave të projektit dhe ofertën e blerjes.

Shqetësues është edhe pozicioni i Milanit, i cili ende nuk e ka braktisur zyrtarisht projektin San Donato. Madje edhe Interi, për arsye të ndryshme nuk ka nxituar.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: