• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, November 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Dramë e spektakël në kryeqytet, Drita barazon në shtesë

15/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Derbi i madh Prishtina – Drita mbyllet pa fitues, me dramë e spektakël në “Fadil Vokrri”, dhe me gjashtë gola, në ndeshjen e jashtëzakonshme të shtunën mbrëma.

Kur po pritej vërshëllima e fundit dhe fitorja e parë e Prishtinës ndaj Dritës pas dy vjetëve, kapiteni i gjilanasve Rron Broja shënoj në minutën e pestë të kohës shtesë për rezultatin 3:3.

Dueli në kryeqytet nisi mirë për bardhekaltrit vendës që pjesën e parë e mbyllën 2:0 me golat e Leutrim Kryeziut (23’) dhe Diar Halilit (35’).

Sfida u hap në pjesën e dytë kur Besnik Krasniqi shënoi nga penalltia për 2:1, para se Drilon Islami të rikthente epërsinë e dy golave te Prishtina në minutën e 75-të.

Albert Dabiqaj mbajti Dritën në lojë me golin për 3:2, ndërsa Broja i siguroi një pikë ekipit të tij me golin në çastet e fundit.

Drita lidere ka 44 pikë, Prishtina e katërta në tabelë tani ka 29 pikë.

Next Post

Dinamo bën “paqe” me Vllazninë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.