• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, November 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Asnjë fitore me rivalët e përjetshëm, Interi rrezikon të kthehet si ai dështaku i Tohirit

15/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Objektivi është që Interi të largohet nga “Allianz Stadium” me kujtime të bukura. Zikaltrit rrezikojnë që të kthehen pas 10 vite, pikërisht në sezonin 2014-2015, kur nuk fitonte asnjë ndeshje në 4 duelet e Serisë A me Milanin dhe Juventusin.

jilldiz

Ishte Erik Tohir, president në atë kohë, Maxarri dhe Mançini trajnerë dhe Xherdan Shaqiri si fantazist. Ishte një tjetër jetë në atë kohë.

10 VITE MË PARË- Këtë sezon, skuadra e Inzagit ka koleksionuar 2 barazime dhe 1 humbje kundër Milanit dhe Juventusit në kampionat (pa harruar humbjen me kuqezinjtë në Superkupë). Në sezonin 2014-2015 zikaltrit barazuan 1-1 ndeshjen e parë të luajtur në Torino dhe humbën në “San Siro”. Vendimtarë ishin golat e Markizios dhe Moratës pas avantazhit të Mauro Ikardit.

Kundër kuqezinjve të drejtuar nga Inzagi në atë kohë, erdhën 2 barazime, golat e Menez dhe Obit, në një ndeshje dhe sfida tjetër me rezultat 0-0. Këtë vit Interi ka barazuar 1-1 me Milanin dhe ka humbur 2-1 sfidën e parë, ku Gabia u bë heroi. Kundër bardhezinjve Interi ka barazuar 4-4.

SFIDAT E MËDHA- Objektivi i parë është që të mos përsëriten të njëjtat gabime. Në ndeshjen e parë, soliditeti i zikaltërve u minua nga Françisko Konseisao, djali i Serxhos. Në minutën e 25-të, dribloi Mkitarianin në të djathtë dhe dha një top për Timoti Ueah. Jilldiz u shfaq hero në momentet finale, pasi shmangu Bisekun dhe Dumfrisin.

Pas 3 muajsh nga ajo ndeshje, zikaltrit duket se kanë vënë në vend mbrojtjen dhe janë shndërruar në sulmin më të mirë të kampionatit. Me këto armë Inzagi kërkon që të fitojë të paktën një ndeshje ndaj rivalëve të përjetshëm.

Këtë vit në duelet direkte nuk ka qenë me fat. Ka fituar vetëm ndaj Atalantës, Romës dhe Lacios, duke shënuar 11 gola në 3 ndeshje, 6 prej tyre bardhekaltërve, por ka humbur pikë me Milanin, Juven, Fiorentinën dhe Bolonjën. Ja një arsye pse sfida e së dielës në mbrëmje është e rëndësishme.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

​Goli i Mbappe nuk mjafton – përjashtohet Bellingham, Real mezi barazon

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.