Tuesday, 26. May 2026
Sport

VIDEO/ Arsenali fiton pa sulmues, Marmush bën fenomenin me tre gola në 14 minuta për Mançester Sitin

GS 15/02/2025 1 Min. Lesezeit

Arsenali i është kthyer fitoreve për të mbajtur të hapur garën për titull në kampionatin anglez, edhe pse është në krizë të plotë dëmtimesh dhe ka luajtur takimin pa qendërsulmuesit e mirëfilltë.

marmush

Dy gola të Mikel Merionos në minuat e funti të sfidës ndaj Leister, kanë bërë që skuadra e Artetës të shkojë katër pikë larg Liverpulit kryesues, i cili ka një ndeshje më pak të luajtur.

Ndërkohë, Mançester Siti ka gjetur më në fund kontributin e Omar Marmush, pasi futbollisti i afruar gjatë merkatos së janarit ka treguar sa vlen, duke shënuar 3 herë në 14 minuta ndaj Njukasëllit, në suksesin 4-0 të skuadrës së Guardiolës që është kthyer në katërshen e parë.

REZULTATET

Leister-Arsenal 0-2
81′, 87’ Mikel Merino

Aston Vila-Ipsuiç 1-1
69’ Uatkins / 56′ Delap

Fullhem-Notingem Forest 2-1
15’ Smith Rou, 62’ Basei / 37’ Ud

Mançester Siti-Njukasëll 4-0
19’, 24, 33’ Marmush, 84’ MekAti

Goli i parë i Marmush (VIDEO)

Goli i dytë i Marmush (VIDEO)

Goli i tretë i Marmush (VIDEO)

Goli i MekAti (VIDEO)

Sauthempton-Bornmuth 1-3
72’ Sulemana / 14′ Ouatara, 16′ Kristi, 83’ Tavernie

Uest Hem-Brentford 0-1
4′ Shade

PANORAMASPORT.AL

Teilen: