Skuadra e Bajern Leverkusenit dhe ajo e Bajern Mynih barazuan pa gola në ndeshjen derbi të javës së 22-të në Bundesliga.
Granit Xhaka, mesfushori shqiptar ishte një nga më të mirët në këtë përballje. Edhe sipas faqes së njohur të statistikave, “Sofascore”, Xhaka ishte më i miri në fushë, duke u vlerësuar me notën 7.8. Mesfushori me origjinë shqiptare, fitoi 8 duele me kundërshtarët si dhe dha 8 topa të gjatë të saktë.
PANORAMASPORT.AL