Tuesday, 26. May 2026
Sport

Rinovimi i kontratës, Milani ka disa dyshime për Menjanë

GS 15/02/2025 1 Min. Lesezeit

Gazeta “Tuttosport” ka folur për negociatat mes Majk Menjasë dhe Milanit për rinovimin e kontratës së portierit. Aktualisht i lidhur me klubin me një marrëveshje deri më 30 qershor 2026 me një pagë neto prej 3.2 milionë euro në sezon, ai pret prej javësh t’i zyrtarizohet akordi i gjetur.

mike-maignan-photo-sipa-kieran-mcmanus-1695149934

Në fakt, gjithçka është gati për rinovimin e francezi me Milanin pasi kontrata e re, me vlerë 5 milionë euro neto në sezon plus bonuset e pagave, deri më 30 qershor 2029 është gati për t’u nënshkruar.

Por gabimet e këtij sezoni shtrojnë dyshimet nëse vërtetë ia vlen një rrogë e tillë për një element që është pranë të 30-ave dhe që me gabimin ndaj Fejnordit mund t’i kushtojë Milanit eliminimin nga Champions-i.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: