• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Turam alarmon Inzagin, ende në dyshim prezenca e bomberit për derbin me Juventusin

16/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Rikuperimi nuk është ende i sigurt. Dhe gjithashtu prezenca e Markus Turamit në sfidën e së dielës kundër Juventusit në “Allianz Stadium”.interrFrancezi mori një goditje në “Franki” në sfidën kundër Fiorentinës dhe provoi që të ishte titullar në “San Siro” sërish ndaj ekipit violë. Por kavilja e majtë nisi që të dhimbte për 30 minuta. Gjatë kësaj jave “Tikus” nuk ka bërë asnjë stërvitje me shokët e skuadrës. Por ka një notë pozitive.

Sot në “Appiano” ritmi dhe vrapi i sulmuesit është rritur dhe kjo jep shpresë për rikthimin e tij në grup ditën e sotme. Turam kërkon patjetër që të jetë në këtë ndeshje sepse e ndjen shumë këtë sfidë. Në rast se nuk do t’ia dalë zyrtarisht është gati Mehdi Taremi, nisur nga fakti që Arnautoviç nuk është në formë optimale. Megjithatë austriaku është rikthyer të stërvitet me ekipin.

FORMACIONI- Simone Inzagi do të konfirmojë lojtarët më të mirë që ka në dispozicion për këtë ndeshje. Nga krahët do të rikthehen Denzel Dumfris dhe Federiko Dimarko, të cilët munguan kundër Fiorentinës. I pari për pezullim kartonësh dhe i dyti për një gjendje gripale. Ndërkohë që pjesa tjetër do të formohet nga Barela-Çalhanoglu-Mkitarian. Ndërkohë që në mbrojtje ka një dilemë për trajnerin.

Pavar dhe Bastoni janë të sigurt, ndërsa De Vraj me Açerbin do të sfidojnë njëri-tjetrin për fanellën e titullarit. Holandezi ka luajtur gjatë kësaj kohe, por italiani bëri mirë kundër Fiorentinës. Në portë nuk diskutohet Jan Zomer. Sa i përket sulmit gjithçka do të varet nga Turam. Ai do të provojë deri në fund që t’ia dalë, ndërsa Taremi mund të formojë dyshen me të përhershmin Lautaro Martinez.INTPANORAMASPORT.AL

Next Post

Dilemat e Motës kundër Interit/ Duglas Luiz humb derbin, Mbangula ul Jildizin në stol

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.