• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Në Itali tani janë të sigurt, Teo Hernandez do të largohet nga Milani në verë

16/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pavarësisht deklaratave të Zlatan Ibrahimoviç se bisedimet për rinovimin me Teo Hernandez janë në rrugën e duhur, në Itali duken të sigurt se këta janë muajt e fundit të anësorit francez në radhët e kuqezinjve.

teo hernandez

Kur atij i kanë mbëtur vetëm një vit e katër muaj nga përfundimi i kontratës, palët nuk kanë gjetur akordin ekonomik dhe qartësisht kanë parësore objektiva të ndryshëm mes tyre. Ndaj pas 5 vitesh e gjysmë bashkë, Teo Hernandez po fillon të kërkojë rreth e rrotull për një sistemim të ri.

Në fakt, Milani ia kishte gjetur në janar, kur pranoi një ofertë të ndjeshme ekonomike prej 54 milionë eurosh nga Komo, por lojtari e refuzoi duke theksuar se kërkonte të luante për objektiva më të rëndësishëm dhe jo për mbijetesën apo mesin e tabelës në Serinë A.

Një mesazh i qartë nga të dy palët se tashmë “martesa” është drejt fundit, me futbollistin që në verë do u japë lamtumirën kuqezinjve e ndoshta përfundimisht Serisë A. Një lamtumirë për të tentuar një aventurë në Angli, nga ku klube të ndryshme kanë shfaqur interes vazhdimisht për anësorin e majtë i cili në moshën 27-vjeçare, ka ende shumë vite para në nivele konkurruese.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Sporti, ambasadori më i fuqishëm i Kosovës në botë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.