Tuesday, 26. May 2026
Sport

VIDEO/ Supergola nga talentet Diao dhe Niko Paz, Komo bën goditjen e madhe në fushën e pretendetëve për Champions në Serinë A

GS 16/02/2025 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Komos ka marrë sot një fitore shumë të rëndë në rrugëtimin e saj në Serinë A, teksa ka mundur 2-0 në transfertë Fiorentinën, një prej ekipeve pretendente për një vend në zonën Champions.

komo

Skuadra e drejtuar nga Çesk Fabregas ka triumfuar falë golave të dy yjeve të saj të rinj. I pari ishte me një kundërsulm të shpejtë të Asan Diao, i cili i dha avantazhin ekipit të tij në një moment kur Fiorentina po sulmonte në kërkim të golit.

Ndërsa i dyti ishte në fraksionin e dytë të lojës, kur Niko Paz lëshoi një goditje spektakolare nga jashtë zonës, duke dyfishuar shifrat e siguruar një fitore që largon Komon nga pjesa e rrezikshme e klasifikimit, teksa lë Fiorentinën në vendin e 6 për momentin.

GOLI I DIAO (VIDEO)

GOLI I NIKO PAZ (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

Teilen: