Liverpuli ka lënë pas krahëve barazimin dramatik në derbin e mejsavës, duke u kthyer te fitoret me Ullvërhemptonin, në një sfidë që rezultoi më e vështirë se sa mendohej për skuadrën e Arne Slot.
Luis Diaz dhe Mohamed Salah në pjesën e parë i dhanë një avantazh të dyfishtë Liverpulit që u mendua se do ta kishte të thjeshtë të siguronte tre pikët në këtë duel. Por goli i Mateus Kunja për miqtë në fraksionin e dytë të lojës vuri në diskutim deri në vërshëllimën përfundimtare fatin e kësaj ndeshje.
Gjithsesi, në fund Liverpuli iu gëzua tre pikëve që e kthejnë në 7 pikë diferencë e të kuqve me Arsenalin që i ndjek në vendin e dytë në renditje.
Goli i Luis Diaz (VIDEO)
Goli i Salah (VIDEO)
Gol i Mateus Kunja (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL