Tuesday, 26. May 2026
Sport

Bellingham: Mjafton ajo që u tha, kërkoj falje

GS 16/02/2025 1 Min. Lesezeit

Jude Bellingham këmbëngul në versionin e tij: ishte një keqkuptim. Mesfushori anglez nuk e pranoi vendimin e gjyqtarit, Munuera Montero, përjashtimin direkt në Osasuna-Real Madrid, siç u shpreh pas ndeshjes.

Por sot, pasi lexoi raportin e arbitrit andaluzian, Bellingham ishte i prirur të nënvizonte qëndrimin e tij: “Mjafton ajo që u tha për keqkuptimin, thjesht doja të kërkoja falje që i vendosa shokët e skuadrës në një pozicion të komplikuar dhe të falënderoj tifozët për mbështetjen dhe mirëkuptimin e tyre. Shihemi të mërkurën”, ka shkruar lojtari në Instagram. Ndeshja e radhës në Bernabeu për Merengues do të jetë Akti II i play-off-it të Champions League kundër Manchester City të Guardiolës.

 

 

 

Teilen: