Kristian Vieri ka analizuar shkurtimisht derbin e Italisë, përballjen mes Interit dhe Juventusit që pritet të ndezë Serinë A sot. Dhe sipas ish-sulmuesit të të dy skuadrave, zikaltrit janë favoritë, për shkak të cilësisë që kanë në fushë dhe në stolin e rezervave.
“Interi është favorit. Ata po bëjnë shumë mirë në të gjitha kompeticionet, nga Seria A deri në Ligën e Kampionëve. Ata kanë në dispozicion 24 lojtarë të mëdhenj dhe dy interpretues të nivelit të lartë për secilin rol. Thënë kjo, të jesh favorit apo jo në ndeshje të rëndësishme si Derbi i Italisë, vlen vetëm deri në një pikë të caktuar, çdo gjë mund të ndodhë gjithmonë në fushë.
Unë mendoj se Simone Inzagi mund të llogarisë një përvojë më të madhe se Tiago Mota. Italo-braziliani është një trajner shumë i ri: ai e drejtori Bolonjën në mënyrë të shkëlqyer për dy sezone përpara se të bashkohej me Juventusin. Ai ka disa vështirësi tani, por kjo është më se normale. Jam i sigurt se së shpejti do të bëhet një nga trajnerët më të mirë në qarkullim. Nga ana tjetër, Inzagi është tashmë shumë i fortë: ka disa vite që drejton Interin dhe tashmë ka fituar një kampionat dhe e ka rikthyer klubin për të luajtur në finalen e Ligës së Kampioneve, duke u dorëzuar vetëm përballë Mançester Sitit të Guardiolës, edhe pse nuk e meritonte humbjen. E ardhmja i buzëqesh atij”, tha Vieri .
PANORAMASPORT.AL