Tuesday, 26. May 2026
Sport

VIDEO/ Asist me telekomandë, kandidati për Kombëtaren mahnit tifozët në Bundesligën gjermane

GS 16/02/2025 1 Min. Lesezeit

Antoni Caci ka dhuruar një asist fantastik për Maincin në Bundesligën gjermane. Ishte minuta e 28-të, kur Caci hodhi topin në zonë dhe Burkardt i mbeti vetëm të shtynte topin në rrjetë.

Screenshot 2025-02-16 200841

Mainc po luan në tranfertën e Haidenheim, ndërsa ndeshja ka vlerë për javën e 22-të në elitën e futbollit gjerman. Goli i shënuar ishte dhe i vetmi për pjesën e parë.

Kujtojmë se së fundmi ishte “Panorama Sport”, që zbuloi se Caci është kandidat për Kombëtaren e Shqipërisë.

Lojtari i lindur në Francë ka asistuar 5 gola në Bundesligë gjatë këtij sezoni, ndërsa ka shënuar një vetë.

Goli i asistuar nga Antoni Caci: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

Teilen: