Tuesday, 26. May 2026
Sport

Sulmuesi shkodran i dhuron fitoren skuadrës italiane

GS 16/02/2025 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi shkodran, Sindrit Guri u shndërrua në heroin e skuadrës së Varesinës, në Serinë D italiane, teksa arriti të shënonte golin e fitores në triumfin 1-0 që ekipi i tij arriti në shtëpi ndaj Pro Sestos.  

Guri tundi rrjetën në minutën e 85-të të sfidës, duke i siguruar 3 pikë të arta Varesinës.

Kjo  ishte fitorja e tretë radhazi për ekipin e sulmuesi shqiptar, që kërkon ngjitjen në Serinë C.  

Varesina në 28 javë kampionat ka arritur të sigurojë 49 pikë duke u renditur në vendin e pestë.

Teilen: