Tuesday, 26. May 2026
Sport

Asnjë fitore me rivalët e përjetshëm, Interi kthehet si ai dështaku i Tohirit

GS 16/02/2025 1 Min. Lesezeit

Pas humbjes 1-0 mbrëmjen e sotme ndaj Juventusit, zikaltërit e Interit janë kthyer pas 10 vite, pikërisht në sezonin 2014-2015, kur nuk fitonte asnjë ndeshje në 4 duelet e Serisë A me Milanin dhe Juventusin. Ishte Erik Tohir, president në atë kohë, Maxarri dhe Mançini trajnerë dhe Xherdan Shaqiri si fantazist. Ishte një tjetër jetë në atë kohë. 

jilldiz1

10 VITE MË PARË- Këtë sezon, skuadra e Inzagit ka koleksionuar 2 barazime dhe 2 humbje kundër Milanit dhe Juventusit në kampionat (pa harruar humbjen me kuqezinjtë në Superkupë). 

 Në sezonin 2014-2015 zikaltrit barazuan 1-1 ndeshjen e parë të luajtur në Torino dhe humbën në “San Siro”. Vendimtarë ishin golat e Markizios dhe Moratës pas avantazhit të Mauro Ikardit. 

Kundër kuqezinjve të drejtuar nga Inzagi në atë kohë, erdhën 2 barazime, golat e Menez dhe Obit, në një ndeshje dhe sfida tjetër me rezultat 0-0. Këtë vit Interi ka barazuar 1-1 me Milanin dhe ka humbur 2-1 sfidën e parë, ku Gabia u bë heroi. Kundër bardhezinjve Interi ka barazuar 4-4 dhe u mposht mbrëmjen e sotme 1-0. 

PANORAMASPORT.AL

Teilen: