Juventusi mposhti Interin me rezultatin 1-0 në supersfidën e vlefshmë për javën e 25-të të Serisë A. Goli i Françisko Konseisaos në minutën e 74-t i dhuroi fitoren skuadrës së Tiago Motës, teksa i shkaktoi humbjen e 3-të në kampionat zikaltërve, në një sfidë tepër të rivalizuar.
Ky sukses i bardhezinjve, i shkon për shtat edhe kryesuesve të Napolit, që ruajnë diferencën në 2 pikë nga ndjekësit e Inzagit. Në duelin e radhës Interi do të presë Xhenoan, ndërsa Juventusi do të përballet me Kaljarin në transfertë.
FT: JUVENTUS-INTER 1-0
Konseisao 74′
KOMENTI LIVE:
90′ Akordohen 4 minuta shtesë.
80′ Inzagi kryen dy zëvendësimet e fundit, largohen Mkhitarjan dhe Çalhanoglu, në lojë Zilinski dhe Korea.
74′ GOOOOL JUVENTUS 1-0/ Zhbllokohet sfida, Konseisao gjen rrugën e rrjetës, duke kaluar në avantazh “Zonjën e Vjetër”. (VIDEO)
69′ Interi shpërdoron një tjetër rast të artë me Dumfris, i cili gjuan brenda zonës, por tentativa e tij ndalet nga portieri dhe shkon në shtyllë, por më pas gjyqtari akordon faull të Turam ndaj Veigas. (VIDEO)
62′ Interi kryen 3 zëvendësime, largohet Dimarko, Bastoni dhe Taremi, në fushë, Zalevski, Karlos Augusto dhe Turam.
59′ Juventusi kryen zëvendësimin e parë, largohet Savona, në vend të tij Kambiaso.
52′ Konsesao është i ndëshkuari i parë me karton të verdhë.
46′ Starton pjesa e dytë.
Mbyllet pjesa e parë!
44′ Harkim në formë gjuajtje e Dimarkos, portieri Di Gregorio largon me vështirësi topin në këndore. (VIDEO)
43′ Shtylla i mohon golin e avantazhit holandezit Dumfris (VIDEO)
35′ E pabesueshme çfarë shpërdoron Lautaro Martinez, një penallti në lëvizje e çuar dëm nga kapiteni zikaltër. (VIDEO)
32′ Pranë golit Juventusi me Kolo Muani, por tentativa e tij devijohet nga Pavar dhe shkon ngjitur me traun e portës së mbrojtur nga Zomer. (VIDEO)
22′ Kundërpërgjigjet Juventusi me Konseinsaon, por tentativa e tij ndalet nga Zomer dhe shkon në këndore. (VIDEO)
19′ Di Gregorio i mohon golin me roveshatë Taremit, aksioni vijon, teksa Dumfris shpërdoron një rast të artë me portën e boshatisur. (VIDEO)
13′ Minuta të mira për Interin, që ushtron presion të vazhdueshëm në zonën e Juventusit.
11′ Shans i artë për Interin me Barelën, por mesfushori shpërdoron i vetëm përballë portierit. (VIDEO)
1′ Starton sfida!
FORMACIONET ZYRTARE
JUVENTUS: Di Gregorio; Ueah, Veiga, Gati, Savona; Kopmainers, Thuram; Konseisao, Mekeni, Niko Gonzalez; Kolo Muani
Trajner: Tiago Mota
INTER: Somer; Pavard, Açerbi, Bastoni; Dumfris, Barela, Çalhanoglu, Mkitarjan, Dimarko; Lautaro Martinez, Taremi
Trajner: Simone Inzagi
PANORAMASPORT.AL