• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, September 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Menja analizon momentin e tij dhe të Milanit: Gabimet pjesë e rritjes, kualifikohemi në Champions

17/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pasiguri në ndeshjet e fundit dhe një konferencë e ndërprerë që për pak sa nuk shkaktoi polemika.

menja

Gjithçka për faj një të kufjeje që nuk punonte pas kishte marrë një pyetje për problemet e tij të mundshme. Klubi saktësoi se gjithçka ishte një keqkuptim duke shpjeguar sjelljen mëse korrekte të Majk Menjasë ndaj gazetarëve pas Milan Verona. Teksa në vijim ju ofrojmë edhe fjalën e plotë të kapiteni të “Djallit”.

Si e gjykoni paraqitjen?

Një fitore shumë e rëndësishme nga e cila do të marrim më të mirën siç janë tre pikët, por e marta duhet të jetë një ndeshje ndryshe sepse e dimë se Liga e Kampionëve është shumë e rëndësishme. Nuk duhet të shtojmë presion, do të kemi nevojë për karakter dhe me tifozët mund të bëjmë një paraqitje të shkëlqyer.

Përse kaq shumë vështirësi?

Sepse janë ndeshje të vështira, por duhet të marrim pikët. Tani po vjen një ndeshje tjetër, është një tjetër kompeticion dhe do të fillojmë të mendojmë menjëherë për të marrë kualifikimin.

Si ka ndryshuar ekipi ndër sezone?

Nuk mund të bëj krahasime me të kaluarën, në fund të fundit ato që kanë rëndësi janë rezultatet që arrihen në fund të sezonit. Çdo ekip është i ndryshëm, çdo sezon është i ndryshëm.

Si është raporti juaj me Konseisaon?

Kam një marrëdhënie të mirë me trajnerin, ai më tha të bëj atë që di të bëj, nuk më kërkoi të bëja më shumë.

Si e gjykoni gabimin e Roterdamit teksa edhe sot në më shumë se një moment nuk ishit i sigurt?

Janë gjëra ndodhin. E rëndësishme është të qëndrosh pozitiv dhe të vazhdohet puna. Më shqetëson të bëj disa gabime që e bëjnë skuadrën të humbasë, por duhet të ruaj fokusin dhe të bëj shokët të ndihen të sigurt. Nuk më pëlqen pyetja juaj, ka gjëra prapa saj. Nëse më pyesni drejtpërdrejt, do t’ju përgjigjem. Nuk është periudha më e mirë e karrierës sime. Gjëja e rëndësishme është të qëndroj pozitivisht në çdo tre ditë, por kam qenë i sigurt. Më duhet të vazhdoj të punoj.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Mori mbi 100 mijë mesazhe kërcënuese me jetë, gjyqtari Montero detyrohet të marrë masa

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.