• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, September 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

ANALIZA/ Gimenez funksionon, Milani zgjidhjet i gjen në… stol

17/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ndaj Veronës gjëja më e rëndësishme ishte fitorja për të mos humbur trenin për vendin e katër dhe për të shmangur ditët e stuhishme pak orë para ndeshjes vendimtare me Fejnordin.gimenezObjektivi u arrit jo pa vështirësi, ndaj një skuadre që vetëm një javë më parë kishte pësuar pesë gola në shtëpi nga Atalanta. Loja e Milanit vazhdon të mungojë, rrjedhshmëria dhe saktësia janë sporadike, por Serxho Konseisao për të disatën herë ishte i aftë në ndryshimin e inercisë së ndeshjes me zëvendësimet.

Futja e Rafa Leaos, pas Superkupës dhe Empolit, ishte sërish vendimtare dhe përdorimi i tij me kohë të pjesshme është baza e 6 pikëve të fundit të fituara. Sjellja ultra sulmuese e ndihmon portugezin, e kombinuar me lodhjen që ndihet gjithnjë e më shumë tek kundërshtarët me kalimin e minutave. Kështu, pas golit që hapi rezultatin në Empoli, portugezi tregoi të gjithë klasin e tij me asistin fantastik fluturimthi për Gimenezin. Aksioni nisi me zëvendësuesin tjetër të pjesës së parë, Aleks Himenez, i cili vuri në lëvizje shokun e tij të skuadrës me një parabolë fantastike.

KONTRIBUTI I SANTIT – Ai që mori për dore Milanin pas vetëm tre ndeshjesh (duke marrë parasysh edhe debutimin e tij në Kupën e Italisë) është Santigo Gimenez: në pjesë të mëdha të ndeshjes, ish-lojtari i Fejnordit e preku shumë pak topin, por ai ka një sy të pazakontë për portën dhe është gjithmonë gati për të goditur në zonë. Shpenzimi energjetik për të ishte i madh por dikush si ai i mungonte këtij ekipi dhe besimin e klubit po e shpërblen me gola. Meksikani u bë lojtari i tretë që shënon në secilën prej dy paraqitjeve të tij të para në Serie A për Milanin në epokën e tre pikëve për fitore pas Andrij Shevçenkos në shtator 1999 dhe shokut të tij të skuadrës Kristian Pulisiç në gusht 2023.

DILEMA PORTUGEZE – Shenjat e mira vijnë gjithashtu nga qëndrueshmëria e mbrojtjes, duke pasur parasysh se Menja (i pasigurt edhe ndaj Veronës pas gabimit në Roterdam) mbajti portën e paprekur në “San Siro” për herë të parë pas dy muajsh. Zhoao Feliks është në ambientim e sipër, por po ka një ndikim të mirë. Këtë e dëshmon edhe fakti që ka qenë titullar për herë të tretë radhazi pasi te Çelsi kishte pasur vështirësi edhe për t’u ulur në pankinë. Ja që Konseisao e pëlqen shumë bashkatdhetarin e tij, duke e parë atë si më të përshtatshëm se Leao kur vendos Milanin me skemën 4-4-2. Numri 79 shihet i gjallëruar e gjithmonë duke ndjekur topin.

Ai lëviz në të gjithë frontin e sulmit dhe ndaj Veronës i mungoi vetëm lëvizja fituese. Kundër Fejnordit vështirë se kuqezinjtë do të luajnë me katër sulmues ndaj njëri mes Feliksit dhe Leaos do ta nisë nga stoli. Me shumë mundësi këtë herë do t’i takojë portugezit të ardhur nga Anglia. Sidoqoftë, ky është një dyshim që do të zgjidhet vetëm pak orë para ndeshjes që vlen shumë si nga pikëpamja sportive ashtu edhe nga ajo ekonomike.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Interi ka një problem me duelet direkte, vetëm 16 pikë nga 33 të mundshme

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.