• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, September 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mbrojtësi i Kombëtares, Balliu analizon Barcelonën: Do ta kemi pisk kundër tyre

17/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Barcelona do të përballet kundër Vajekanos sonte në mbrëmje (21:00), me synimin për të rimarrë kryesimin në La Liga pas ndalesave të dy gjigantëve të Madridit.

16462444025741

Katalanasit do të përballen me një nga skuadrat surprizë të sezonit, që nuk do t’ia lehtësojë gjërat në “Montjuiç”. Në pritje të ndeshjes, mbrojtësi i krahut të Rajos dhe i kombëtares shqiptare, Ivan Balliu, foli për “RAC1”, ku pranoi se Barcelona do të jetë një stres më vete për klubin e rrethinave të Madridit.

“Barcelona luan gjithnjë mirë. Ne i kemi analizuar dhe ata gjithmonë kanë luajtur futboll të mirë. Ajo që u ka munguar, është fiziku në vitet e fundit, por këtë vit ata janë top edhe në këtë drejtim. Ata janë skuadra e dytë që vrapojnë më shumë në La Liga, ne jemi të parët (Vajekano). Përveçse luajnë futboll të mirë, ata janë edhe ‘kafshë’ fizike, ndaj janë shumë të vështirë për t’u mposhtur”, deklaroi Balliu. Më pas ai ka vijuar: “Stili ynë i lojës është të mos presim që skuadrat të kthehen. Ne jemi një skuadër që bëjmë presion lart dhe shkojmë pas skuadrës kundërshtare. Është e vërtetë që do ta kemi të vështirë dhe do të ketë momente kur ata do të na shtypin prapa, siç ndodh me të gjitha skuadrat, por kjo nuk është ideja jonë”. Ivan Balliu gjithashtu ka përgëzuar klubin blaugrana për mundësinë që po u jep lojtarëve të rinj.

PA EUFORI – Mbrojtësi kuqezi ka analizuar edhe formën e mirë të Vajekanos, që aktualisht renditet e gjashta në tabelë. Nga ana tjetër ai ka zgjedhur të qëndrojë me këmbë në tokë, sa i përket shanseve të Rajos për një vend në Europë në sezonin e ardhshëm. “Kanë mbetur edhe shumë ndeshje dhe objektivi ynë është shumë larg Europës, por po e gjejmë veten në atë zonë që është më argëtuese se poshtë. Po luftojmë kundër skuadrave që apriori janë më të mira se ne”, tha Balliu , i cili shprehu dëshirën për të rinovuar kontratën me Vajekanon, që i skadon në fund të sezonit.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Muriqi me dedikim special pas dygolëshit të mbrëmshëm

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.