• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, September 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Bajerni del i “gjallë” në Leverkusen, Nojer: Ishim me fat, na vendosën nën presion

17/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Bajer Leverkusen u përballë me Bajern Mynih në “BayArena”. Ky takim u parashikua si vendimtar për fatet e sezonit në këtë edicion të Bundesligës. Ndonëse kampionët në fuqi këmbëngulën me raste të rrezikshme para portës së Manuel Nojerit, nuk arritën të “shkodonin” katërkëndëshin e bavarezëve, teksa të dyja ekipet u ndanë nga një pikë.

nojer

NDESHJA – Rasti i parë serioz në portën e Nojerit përkoi me minutën 21. Virc merr bukur krahun dhe shmang Upemekanon, por i gjendur në një pozicion të prirët nuk ka shënjestrën e pastër për të mposhtur numrin “1” të Bajernit. Në vijim të këtij aksioni, Frimong godet me kokë, por tentativa e tij ndalë në shtyllë. Minuta e 25-të dhuroi një tjetër shtyllë, kësaj radhe me protagonist Tela, i cili kupton lëvizjen e Hinkapi. Edhe kësaj radhe fati është me ekipin e Kompanis. Në çastet e fundit të këtij ballafaqimi Manuel Nojer dhe fati i ndihmoi bavarezët të mbanin portën e pastër, ku pati edhe pretendime për penallti.

NOJER – Manuel Nojer ishte i lumtur që mori një pikë nga ndeshja e së shtunës në “BayArena”. Bajer Leverkusen ishte në front ndeshjen e së shtunës me Bajern Mynih, por nuk ishte në gjendje të përfitonte nga dominimi i tyre pasi ndeshja përfundoi në barazim 0-0. Kapiteni i rekordmenëve të Gjermanisë, Manuel Nojer, ishte i kënaqur me barazimin, i cili e lë ekipin e tij tetë pikë larg kampionëve aktualë në krye të Bundesligës.

“Ne jemi të kënaqur me rezultatin. Ne nuk krijuam shumë vetë. Leverkusen pati një ditë të mirë. Ata na vunë nën presion dhe ishte e vështirë për ne të gjendeshim në pozicion”, tha Nojer në një intervistë për “Sky”. “Por në fund shkojmë në shtëpi me një pikë. Ndoshta ishte pak fat, por kjo është ajo që vjen në fund. E rëndësishme që nuk e humbëm këtë ndeshje”, tha kapiteni i Bajernit.

SAIMIR MBËRSI-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Vdes në moshë të re gjyqtari i futbollit kosovar, Rilind Berisha

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.