• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, September 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Merino bën bomberin për Arsenalin, Arteta ëndërron titullin: Jemi në garë

17/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Arsenali i Mikel Artetës fiton edhe me Merinon, një sulmues të improvizuar, me mesfushorin spanjoll, i cili shënoi një dopietë të vonë në fushën e Lestërit të shtunën.

Screenshot 2025-02-17 153526

Ishte një fitore e cila i ndihmoi “Topçinjtë” që të shkurtonin momentalisht diferencën me Liverpulin kryesues në -4 pikë, por që pas fitores së “Reds”-ave me Uolvesin të dielën, diferenca u rikthye në +7. Londinezët, të cilët e zgjeruan serinë e tyre pa humbje në kampionat në 15 ndeshje, ishin në këtë ndeshje edhe pa Kai Havercin e dëmtuar në Dubai.

“Fitore e madhe. Sigurisht që nuk kishim luajtur asnjë ndeshje për dhjetë ditë pas pushimit”, tha Arteta pas ndeshjes. “Të gjitha dyshimet për ne janë ngritur prej dëmtimeve, por ne ishim këtu për të bërë një deklaratë. Ne jemi këtu dhe duam të garojmë për titullin”.

Ai shtoi se në momentin që hodhi Merinon në fushë, i tha se do të shënonte: “Në momentin që ata po mbroheshin pak më thellë dhe ne ishim më të vendosur në të tretën e fundit, menduam se ai mund t’i jepte ato momente. Ai ishte i shkëlqyer. A do të vazhdojë të luajë në sulm? Le ta shijojmë këtë, ta analizojmë dhe të kalojmë në ndeshjen tjetër. Ai është shumë i ndryshëm nga Haverc, por ai e nuhat golin dhe mund të shënojë në ato momente. Nuaneri ishte i pabesueshëm. Ai goditi një traversë, një shtyllë dhe dha një krosim të bukur te goli. Të shohim se çfarë do të ndodhë tani, por ne duhet të bëjmë atë që duhet bërë. Do të jetë një garë e gjatë”.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Real Madridi tronditë botën e futbollit, synohet ‘braktisja’ e La Ligas dhe kalimi në një ligë tjetër

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.