• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, September 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Real Madridi tronditë botën e futbollit, synohet ‘braktisja’ e La Ligas dhe kalimi në një ligë tjetër

17/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Real Madridi po e konsideron mundësinë që ta braktisë kampionatin spanjoll për të lëvizur tek një ligë tjetër, pas problemeve të mëdha me presidentin Javier Tebas dhe gjyqtarët. 

‘Los Blancos’ janë klubi më i suksesshëm në histori të La Ligas, pasi kanë fituar titullin e 36-të sezonin e kaluar. 

Ata vazhdojnë të mbeten në krye të renditjes para Atletico Madridit dhe Barcelonës siç qëndrojnë gjërat, por madrilenët kanë mbetur të frustruar me një numër padrejtësish që janë bërë ndaj tyre. 

Në barazimin me rezultat 1-1 ndaj Osasunës gjatë vikendit, Jude Bellingham u përjashtua me karton të kuq pas disa fjalëve që ia tha gjyqtarit. 

Për ato fjalë që ka thënë, anglezi rrezikon një dënim të rëndë prej 12 ndeshjesh nëse vërtetohet rasti. 

Tashmë sipas një raportimi nga gazeta spanjolle SPORT, Reali e sheh Tebas si armikun e tyre numër një, duke besuar se ai po e shfrytëzon klubin në avantazhin e tij dhe po udhëheq një fushatë ndaj tyre. 

Tifozët në rrjetet sociale i kanë bërë kërkesë klubit që ta braktis kampionatin për shkak të kësaj situate dhe raporti shton se klubi mund të kërkojë azil në Bundesliga, Serie A ose Ligue 1. 

Realizimi i këtij procesi do të ishte mjaft i komplikuar pasi fillimisht duhet aprovimi nga FIFA, e po ashtu edhe drita e gjelbër nga La Liga për ta lehtësuar largimin e ndoshta klubit më të madh të tyre. 

Real Madridi po ashtu do të duhej të merrte aprovimin edhe të UEFA-s që do të ishte një hap i vështirë duke konsideruar se pikërisht ata janë ekipi që po shtyjnë përpara për krijimin e Superligës së Evropës.

Next Post

Kategoria e Parë në RTSH/ Korabi mund Burrelin, Pogradeci dhe Apolonia ndahen në paqe

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.