Nuk kishte nevojë të nistë njëherë ndeshja për t’u nxehur atmosfera në derbin e Italisë. Për këtë gjë ka menduar spikeri i stadiumit bardhezi që bën një deklaratë provokuese për zikaltrit duke sjellë në mendje “Calciopolin”, skandalin nga i cili Juventusi humbi dy tituj kampionë.
“38 tituj kampionë, 3 yje dhe miliona tifozë në të gjithë botën”. Kështu e nisi prezantimin e ndeshjes spikeri i Juventusit dhe që u brohorit nga tifozët bardhezi e u vërshëllye nga ata zikaltër.
Zyrtarisht, Juventusi ka 36 tituj kampionë të Italisë duke marrë në konsideratë që dy tituj i janë hequr për shkak të “Calciopolit”, ato të sezoneve 2004- 2005 dhe 2005-2006, më këtë të fundit që kaloi për Interin.
PANORAMASPORT.AL