Tuesday, 26. May 2026
Sport

VIDEO/ Nga Vasko de Gama te rikthimi në Turqi, ish-sulmuesi i Skënderbeut dhe Laçit gjen rrugën e rrjetës pas 14 muajsh “agjërim”

GS 17/02/2025 1 Min. Lesezeit

Ish-sulmuesi i Skënderbeut dhe Laçit në elitën e futbollit shqiptar, Serxhio Zhunior, është rikthyer te goli pas plot 14 muajsh “agjërim”.

bandicam 2025-02-17 18-34-59-089

Ai gjeti rrugën e rrjetës me fanellën e Karagumruk, në Ligën e Parë turke. 29-vjeçari u rikthye në futbollin turk, pas aventurës jo fortë pozitive në Brazil me Vasko de Gamën dhe Criciumën.  

Futbolli turk është një njohje e vjetër për Serxhio Zhuniorin, i cili spikati te skuadra e Giresunspor, për disa sezone, nga ku më pas kaloi te Vasko de Gama.  

Veç Skënderbeut dhe Laçit, ai është aktivizuar edhe në futbollin e Maqedonisë së Veriut me Rabotniçkin dhe Shkupin.  

Kjo është ndeshja e tij e katërt në këtë sezon me fanellën e Karagumrukut, ku gjeti edhe rrugën e rrjetës. Ekipi i ri i sulmuesit brazilian mban vendin e dytë në renditje.  

Hera e fundit që Serxhio Zhunior kishte shënuar ishte dhjetori i vitit 2023 me fanellën e Vasko de Gamës.  

GOLI I SERXHIO ZHUNIOR: VIDEO 

PANORAMASPORT.AL

Teilen: