• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Drejtori kuqezi, Ibrahimoviç karikon ekipin përpara Fejnordit: Është si finale, Milani do të bëjë histori

18/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Zlatan Ibrahimoviç karikon Milanin.

ibra

Drejtori i kuqezinjve doli përpara mediave në vigjilje të ndeshjes mes kuqezinjve dhe Fejnordit, ku skuadra italiane duhet që të përmbysë humbjen e sfidës së parë në mënyrë që të sigurojë fazën e 1/8-ave të Champions-it. Suedezi e konsideroi si një finale dhe tha se kërkon mentalitet fitues nga kjo skuadër.

TIFOZËT- “Përpara sesa të nis konferencën dua të specifikoj që është një situatë e rrallë që unë ndodhem këtu. Trajneri ishte në Portugali, por po vjen për të drejtuar stërvitjen. Tifozët tanë sigurisht që janë të rëndësishëm. Ata e patën avantazhin e tifozëve në Roterdam. Do të jetë ndryshe me 80 mijë tifozë milanistë. Do ta shtyjnë skuadrën dhe lojtarët duhet të karikohen nga kjo situatë”.

ULJE-NGRITJE- “Unë e kam thënë edhe një javë më parë që duhet të kemi më shumë momente ngritjeje. Të jesh gjithmonë në majë çdo ditë nuk është e lehtë, por do të provojmë. Po punojmë për të ndërtuar një mentalitet fitues për këtë skuadër. Unë flas çdo ditë me lojtarët për të gjetur zgjidhje ashtu si me trajnerin. Por është si ti thuash përditë bashkëshortes që e do, atëherë humbet kuptimin. Duhet treguar me fakte dhe jo me fjalë”.

STRATEGJIA– “Skuadra duhet të jetë e përqendruar dhe agresive. Duhet më shumë vëmendje sesa në ndeshjen e parë. Duhet ta luajmë si një finale. E rëndësishme është që të fitojmë, pavarësisht se si do të luajmë. Jemi në disavantazhin e një goli dhe duhet rezultat për të fituar”.

EMOCIONET- “Sigurisht që për mua si drejtues është diçka e rëndësishme. Unë jam fitues dhe dua të sjell rezultate. Nuk dua që të bëj gjëra për të mbetur në histori, por të shkruaj historinë. Milani është një klub që bën histori. Kush punon këtu duhet të bëjë të njëjtën gjë. Jemi Milani dhe duhet ta përmbysim këtë ndeshje. Është si një finale”.

MERKATO- “Sigurisht që presim shumë nga lojtarët e afruar në merkato. Uoker është një lojtar prezent dhe nuk duhet të rritet. Ai duhet të sjellë rezultate, ashtu si Zhoao Feliks që mund të rritet. Edhe Gimenez mund të jetë më i fortë ashtu si Bondo dhe Sotil. Klubi pret shumë nga ata. Më pëlqente shumë shprehja e Galianit që lojtarët duhet të merren me futbollin, për të tjerat mendojmë ne. Gimenez është një vrastar në zonë, por duhet të vrapojë. Me këtë trajner po nuk vrapove nuk luan”.

KAMPIONATI- “Çdo javë rezultatet ndryshojnë. Ne jemi të përqendruar në rrugëtimin tonë dhe do t’i marrim ndeshjet një nga një, sikur të ishin të gjitha finale. Do të jetë një betejë mes të gjithëve deri në fund. Të gjithë janë të rrezikshëm”.

TEO- “Teo nuk është më një djalosh. Është rritur shumë dhe është mes lojtarëve më të mirë në botë. Kur erdha unë ishte ende i parritur, por tani jo. E di mirë çfarë duhet të bëjë për të dhënë maksimumin. Duhet të gjejë motivimin për të qenë në 100% të formës. Unë për shembull duhet të isha i nxehur për të dhënë gjithçka. Nuk e kisha personale me asnjë, por ashtu karikohesha”.

LEAO- “Të gjithë flasin për Leaon dhe të gjithë duan që t’i tregojnë si të luajë. Për ne është mes më të mirëve në botë. Si mund t’i shpjegosh atij si të luajë. Ai e di sepse është mes më të mirëve në botë. Mund t’i japësh këshilla taktikisht, por jo si të luajë. Fakti që është te Milani do të thotë se është një lojtar i rëndësishëm”.

ITALIANË– “Ne kemi kërkuar lojtarë italianë në merkato, por thjesht nuk kemi arritur dot t’i mbyllim këto marrëveshje. Sotilin për shembull e morëm. Duam lojtarët italianë, por çdo situatë është e ndryshme. Ne kërkojmë lojtarët më të mirë sepse asnjëri nuk e ka vendin e sigurt këtu. Kërkojmë profilet e duhura për të ndihmuar skuadrën”.

GENTJAN ALINANI-PANORAMASPORT.AL

Next Post

‘Bomba ‘e merkatos së verës, De Ligt pritet të rikthehet në Serie A

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.