Tuesday, 26. May 2026
Sport

Feston ekipi i Shak O’Nill, Kërri MVP i “All-Star Game”

GS 18/02/2025 1 Min. Lesezeit

Në San Fransisko u mbajt evenimenti i shumëpritur i basketbollit amerikan, “All-Star Game”, i zhvilluar me formatin e ri mes katër ekipesh.

Screenshot 2025-02-18 175120

Triumfi shkoi për skuadrën e Shakil O’Nill, ndërsa Stef Kërri fitoi çmimin si “Lojtari më i Vlefshëm”, duke marrë duartrokitjet e publikut të tij në “Chase Center”.

Idhulli i tifozerisë vendëse realizoi një kosh për tri pikë nga mesi i fushës, duke kaluar në delir arenën, ndërsa ky ishte çmimi i dytë në karrierë për të.

Ndërkohë për herë të parë në 20 vitet e fundit në “All-Star Game” mungonte LeBron Xhejms. Ylli i Lakers nuk ishte i pranishëm në këtë event për shkak të një problemi që ka pasur në kavilje.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: