Tuesday, 26. May 2026
Sport

Milani e bën dramë, eliminohet nga Champions

GS 18/02/2025 1 Min. Lesezeit

Në ndeshjen e dytë të play-off-it të Champions League, Milani nuk shkoi përtej barazimit 1-1 me Feyenoord, nuk arriti të përmbysë epërsinë 1-0 nga ndeshja e parë dhe… eliminohet.

Në San Siro, kuqezinjtë zhbllokuan sfidën që në minutën e parë me Gimenez, por përjashtimi i Theo Hernandez në minutën e 51-të për një karton të dytë të verdhë e ndryshoi plotësisht lojën.

Skuadra e Conceiçao, e mbetur me 10 lojtarë, pësoi golin e barazimit të Carranza-s në minutën e 73-të. Holandezët janë në fazën e 16-shes, ku do të përballen me Interin ose Arsenalin.

Teilen: