Tuesday, 26. May 2026
Sport

Gasperini i faturon largimin e Atalantës nga Champions, hedh poshtë lojtarin e tij: Ishte euforik, nuk di të godasë penallti

GS 19/02/2025 1 Min. Lesezeit

Gasperini ka dalë nga vetja pas eliminimit të Atalantës nga Champions. Trajneri ka shprehur hapur pakënaqësinë ndaj Lukman, që humbi penalltinë.

Screenshot 2025-02-19 102222

“Nuk duhet ta godiste penalltinë. Është një nga lojtarët më të këqinj që kam parë për penallti. Ata që gjuajnë penallti janë De Ketelare dhe Retegi, por mesa duket ishte euforik dhe më pas erdhi ajo penallti. Dikush tjetër mund ta humbiste gjithsesi, por nuk ishte veprim i mirë”, u shpreh Gasperini.

Nëse Lukman do të shënonte, rezultati do të shkonte 2-3 dhe gjithçka do të mbetej e hapur. Kujtojmë se ishte pikërisht ai që shënoi golin e vetëm për Atalantën në humbjen ndaj Klub Bryzh.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: