Tuesday, 26. May 2026
Sport

Milani shfryn kundër Teos, drejtuesit mendojnë ndëshkimin e pazakontë pas kartonit të kuq

GS 19/02/2025 1 Min. Lesezeit

Teo Hernandez u largua me karton të kuq mbrëmë, ndërsa Fejenord përfitoi nga superioriteti numerik dhe eliminoi Milanin. Mbrojtësi francez është vendosur në qendër të kritikave, pasi kartoni i dytë i verdhë erdhi nga hiçi.

Screenshot 2025-02-19 115044

Simulimi do i kushtojë shtrenjtë Teos te kuqezinjtë. “La Gazzeta dello Sport” raporton se drejtuesit e Milanit po mendojnë ta gjobisin. Një rast i pazakontë në Champions për Milanin, që shfryn kështu ndaj mbrojtësit 27-vjeç.

Për më tepër rinovimi nuk shikohet më si opsion. Kontrata e tij përfundon në verën e vitit të ardhshëm, por shitja e Teos po mendohet seriozisht.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: