Tuesday, 26. May 2026
Sport

Tifozi zgjat 50 euro për një penallti

GS 19/02/2025 1 Min. Lesezeit

Një episod gazmor ka rrëmbyer vëmendjen në sfidën e djeshme, që Benfika barazoi 3-3 përballë Monakos.

Glen Nyberg po rishikonte një rast për penallti në minutat shtesë të gjithë takimit, teksa nga shkallët e stadiumit u fotografua një tifoz.

Mbështetësi i Benfikës po i zgjaste 50 euro, për të akorduar penalltinë në favor të skuadrës së tij.

Gjyqtari suedez e zhgënjeu, pasi në fund i qëndroi vendimit në fushë për të mos dhënë penallti.

36-vjeçari nuk ka eksperiencë të madhe në Champions, pasi vetëm këtë sezon i ka provuar emocionet e tij.

Në fund Benfika u kualifikua për shkak të fitores 0-1, që regjistroi në Francë.

Teilen: