• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 2, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Skandal në Superligë, fizioterapeuti i Malishevës, sulmon gjyqtarin Zeqiri

19/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës ka hapur procedurë disiplinore ndaj fizioterapeutit të KF Malisheva, Ali Bytyqi, pas një incidenti të rëndë që ndodhi pas përfundimit të ndeshjes Malisheva – Ferizaj.

Sipas raportit të KG të FFK-së, Bytyqi ka goditur me grusht në fytyrë Edmond Zeqirin, asistentin e parë të gjyqtarit kryesor, Genc Nuza.

Incidenti u zhvillua menjëherë pasi përfundoi takimi i javës së 20-të, i cili u luajt të martën në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë, ku vendasit fituan me rezultat 3-2.

Sipas njoftimit të FFK-së, situata u përshkallëzua edhe më tej, pasi Bytyqi ka tentuar të godasë përsëri Zeqirin, këtë herë me një gur, por ndërhyrja e futbollistëve dhe trajnerit të Malishevës parandaloi një incident edhe më të rëndë.

Stafi i klubit ndërhyri duke e larguar atë në ambientet zyrtare të klubit.

Edmond Zeqiri është prej gjyqtarëve të parë me logo të FIFA-s dhe gjykon shpesh në arenën ndërkombëtare.

Ky incident ka ngjallur reagime të shumta dhe pritet që Komisioni Disiplinor i FFK-së të marrë masa të rënda ndaj fizioterapeutit të Malishevës, duke vendosur një precedent për sjelljet e tij.

Next Post

Biletat në Mitrovicë, Azerbajxhani në Prishtinë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.