Tuesday, 26. May 2026
Sport

LIVE REAL MADRID-MANÇESTER SITI/ Zhbllokohet supersfida, Mbape gjen menjëherë rrugën e rrjetës (VIDEO)

GS 19/02/2025 2 Min. Lesezeit

Real Madrid-Mançester Siti është padyshim supersfida e këtij turi në Ligën e Kampioneve, ku një nga skuadrat pretendente për trofeun do i japë lamtumirën ëndrrave të saj sot në këtë edicion.

sdfdfsdsfdsfsfdsdffdssfdsdf

Madrilenët kanë një avantazh të rëndësishëm pas fitores 3-2 në transfertë në sfidën e parë dhe kanë një armë më shumë për duelin e sotëm, pasi Rudiger kthehet në formacionin titullar që si zakonisht Ançeloti e ka publikuar dy orë para sfidës.

Nga ana tjetër bëjnë përshtypje zgjedhjet e Guardiolës, i cili ka lënë në stol për shkak të dëmtimeve apo formës emra si Haland, De Bryjn, Kovaçiç, Doku, Grilish apo Ake të cilët zakonisht përbëjnë bërthamën e ekipit.

LIVE: REAL MADRID – MANÇESTER SITIT 1-0

Mbape 4′ 

KOMENTI LIVE:

20′ Minuta mjaft të mira për Realin, që ushtron presion të vazhdueshëm në zonën e Sitit.

8′ Zëvendësim i detyruar te Siti, largohet Stons, vendin e tij e merr Ake.

4′ GOOOOL REAL 1-0/ Zhbllokohet sfida, Mbape shënon me një parabol mjaft të bukur duke shtangur portierin Ederson. (VIDEO) 

1′ Starton supersfida!

FORMACIONET ZYRTARE

REAL MADRID: Kurtua; Valverde, Asensio, Rydiger, Mendi; Tçuameni, Sebajos; Rodrigo, Bellingam, Vinicius; Mbape.

Trajner: Karlo Ançeloti

MANÇESTER SITI: Emerson, Ruben Dias, Stouns, Gvardiol, Gyndogan, Niko Gonzalez, Bernardo Silva, Savinjo, Foden, Khusanov, Marmush.

Trajner: Pep Guardiola

fdfgdgfdgdfgfddfggfdgdf

PANORAMASPORT.AL

Teilen: