Tuesday, 26. May 2026
Sport

Dormundi konfirmon kalimin në 1/8 e finales të Championsit

GS 19/02/2025 1 Min. Lesezeit

Borussua Dortmundi është ekipi i radhës që ka kaluar me sukses fazën play-off për të avancuar në 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve.

Dortmundi kreu obligimin ndaj Sportingut, të cilin javën e shkuar e mposhti 3:0 në Portugali kurse të mërkurën në Gjermani barazoi pa gola në duelin e kthimit.

Për Dormundin ndeshja e kthimit ishte për prestigj duke pasur parasysh fitoren bindëse në duelin e parë.

Dortmundi në stadiumin “Signal Iduna Park” festoi kalimin tutje me rezultatin e përgjithshëm 3:0

Teilen: