Tuesday, 26. May 2026
Sport

Aston Villa i merr pikë liderit të Anglisë

GS 19/02/2025 1 Min. Lesezeit

Aston Villa ka barazuar me rezultat 2:2 me Liverpoolin, në takimin e javës së 29-të të Premier League.

Vendasit ndalën një pikë të madhe karshi liderit të kampionatit.

Ndeshje me kthesa në rezultat, 0:1, 2:1 dhe 2:2.

Ndeshje e luftuar deri në pikën e fundit dhe me katër gola gjithsejt të shënuara.

Për Aston Villën shënuan Tielemans (38′) e Watkins (45+3′) dhe për Liverpoolin realizuan Salah (29′) e Alexander-Arnold (61′).

Liverpooli kryeson me 61 pikjë, ka 7 pikë e një ndeshje më shumë se Arsenali në vend të dytë.

Aston Villa renditet në pozitën e nëntë me 39 pikë të mbledhura.

Teilen: