Për 45 minuta ishte gjithashtu një Milan më të mirë të sezonit. Për intensitet, agresivitet, mbulimin e fushës, pasimet dhe prekjet cilësore.Më pas, si një e pikë në kanavacë, si një stuhi në mes të një pasditeje me diell, erdhi dëbimi i Teos, duke bërë që ajo që ishte, deri në atë moment, ndoshta një shtëpi rëre të shembej. Në barazimin 1- 1 kundër Fejnordit që i kushtoi eliminimin nga Liga e Kampionëve, “Djalli” fillimisht tregoi fytyrën cilësore me “4 Fantastikët” si titullarë e më pas atë të shëmtuar me marrëzitë e kampionëve si Hernandez) apo pafuqinë e Leaos. Dhe një lojë që ekipi kuqezi e kishte plotësisht nën kontroll u kthye në një katastrofë.
4 FANTASTIKËT – Konseisao i përdori të gjithë që në fillim, duke ndjekur një përmbysje europiane që Milanit i mungonte që nga viti 2007 dhe një natë magjike kundër Mançester Junajtidit. Pothuajse 18 vjet më parë në “San Siro” Sedorf, Kaka dhe Xhilardino nënshkruan një paraqitje epike, e cila përfundoi në historinë e klubit. Askush nuk do ta kishte ëndërruar të kërkonte diçka të ngjashme nga Pulisiçi, Leao, Feliksi dhe Gimenezi sepse fundja do të duhej shumë më pak për të mbajtur të parrezikshëm një Fejnord që është i pesti në kampionatin holandez, pa 10 lojtarë të dëmtuar, me një trajner të ri dhe me qendërsulmuesin e tyre të sapo shitur pikërisht te Milani.
CILËSI PËR PAK – Ja që skuadra fillimisht ia shpërbleu zgjedhjet e trajnerit të saj. 45 minutat e para ishin të mira, shumë të mira: loja u zhbllokua në më pak se një minutë, presion i lartë, rikuperim i egër i topit dhe shumë kujdes për të mos u lënë hapësirë kundërshtarëve. E gjithë kjo me një qarkullim topi që sa herë përfshihej Pulisiçi të jepte ndjenjën se mund të sillte diçka të rrezikshme. Leao kishte nisur me lojëra dhe ide që sugjeronin se ai do të ishte një ylli i mbrëmjes, Gimenez, i cili shënoi menjëherë, tregoi lëvizjet e tij si një sulmues i vërtetë, por edhe ndjeshmërinë e një fantazisti (me një prekje të lezetshme për Felik që portugezi nuk e ktheu në gol). Vetë numri 79 kërkoi goditjen, lëvizjen dhe shpesh u shfaq në mes të lojës. Por dukshëm nuk mjaftoi.
FAJE – Reijnders, së bashku me Musahun (i zgjedhur në vend të Fofanasë), nuk iu desh të bënte ndonjë punë shtesë në mes, por u kufizua në administrimin e zakonshëm (dhe të rregullt). Nëse ka diçka për të qortuar Milanin në pjesën e parë, është mungesa e konkretësisë pas epërsisë fillestare. Ekipi thuajse gjithmonë i mungonte prekja e fundit, cinizmi, 2-0 që do të kishte vënë në qoshe një Fejnord të lëkundur. Por ndjesia që rrinte pezull mbi “San Siro” ishte e një goli që po vinte, e një përmbysjeje që ishte vetëm një çështjeje kohe për t’u përfunduar. Sepse cilësia e prekjeve të “4 Fantastikëve” ofronte një ndjenjë rreziku të vazhdueshëm që përfundimisht do të çonte në një gol, një epërsi teknike që ishte e pamundur për holandezët ta ndalnin. Por ndodhi e kundërta. Për faj të trajnerit me zgjedhjet e tij, për gjithçka bëri përpara ndeshjes (udhëtimi në Portugali), prej gabimeve të Teos apo pamjaftueshmërisë së Leaos duke mos harruar edhe përgjegjësitë e klubit. Shpesh faji është jetim, por te Milani duket sikur e kanë të gjithë.
PANORAMASPORT.AL