Monday, 25. May 2026
Sport

Xhimi Karrager: Haland kërkoi të mos luante në “Bernabeu” për shkak të…Rydiger

GS 20/02/2025 1 Min. Lesezeit

Xhimi Karrager ka dhënë një version tjetër të fakteve kur u pyet për mungesën e Erlind Haland në takimin e mbrëmshëm. “Le të qartësojmë diçka. Haland u takua me Guardiolën mëngjesin e ndeshjes dhe i tha se nuk ndihej mirë… A nuk mendoni dhe ju se në këtë çështje ka të bëjë prania e Rydiger në fushë? A nuk mendoni se Rydiger, për shkak të dueleve të viteve të fundit me Haland, është kthyer në një ‘klient’ i pakëndshëm për sulmuesin”, ishte hipoteza e ngritur nga eksperti i rrejtit amerikan “CBS Sports”. 

Pas këtyre fjalëve legjenda e Liverpul u kundërshtua nga kolegët e tij edhe pse më tej dha edhe një tjetër argument që i forconte edhe më shumë dyshimet e tij. “Si është e mundur që Haland nuk ndihej mirë, por ishte ulur në stol. Nëse do të kishte probleme fizike duhej të ishte në tribunë”, tha Karrager.

Teilen: