Monday, 25. May 2026
Sport

Portieri Koliçi largohet nga Ballkani

GS 20/02/2025 1 Min. Lesezeit

Portieri nga Shqipëria, Enea Koliçi nuk është më pjesë e skuadrës së Ballkanit.

Koliçi është larguar nga skuadra e Ballkanit dhe këtë e ka konfirmuar edhe kampioni në fuqi i Kosovës.

Në njoftimin e klubit nga Suhareka është bërë e ditur se me marrëveshje të dyanshme kanë shkëputur bashkëpunimin me portierin Koliçi.

“Me konsideratë të thellë dhe falënderim për kontributin e tij të madh në sukseset tona, Eneas i urojmë më të mirat në jetë dhe suksese në futboll. Emri i Koliçit tashmë është gdhendur në trofetë e përbashkëta e në rrugëtimet tona evropiane, sikurse edhe në zemrat e tifozëve tanë”, shkruan në njoftimin e Ballkanit.

Koliçi iu bashkua Ballkanit në verën e vitit 2023 nga skuadra e Gjilanit.

Me fanellën e skuadrës nga Suhareka, Koliçi ka fituar titullin dhe Kupën e Kosovës.

Teilen: