• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Nations League për vajza, trajneri Grima: Do të kërkojmë maksimumin!

20/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja shqiptare e vajzave do të luajë nesër në orën 18:00 në stadiumin ‘Niko Dovana’ ndeshjen e parë ndaj Ukrainës, e vlefshme për fushatën e Nations League. Vajzat kuqezi përmbyllën pasditen e sotme përgatitjet në ‘Shtëpinë e Futbollit’, ndërsa skuadra është e plotë dhe nuk ka probleme fizike.

Në prag të kësaj sfide, trajneri Armir Grima foli për objektivat e ekipit, gjendjen e skuadrës dhe bëri një thirrje për tifozët që të jenë të pranishëm në stadium.

Objektivat për ndeshjen e nesërme – I kemi marrë masat që para kësaj ndeshje të rëndësishme që kemi të krijojmë kushtet dhe mundësitë për të marrë një rezultat pozitiv, duke ditur që kemi përballë edhe një kundërshtar të fortë, por të cilin mund edhe ta përballojmë, sikur ne të luajmë dhe të zbatojmë detyrat dhe mundësitë që ne kemi t’u shprehur në fushën e lojës. Do të kërkojmë maksimumin nga vajzat dhe do të marrim maksimumin nga kjo ndeshje.

Gjendja e skuadrës – Kemi pasur disa dëmtime të vogla dhe probleme por janë gjëra që nuk do të ndikojnë në ecurinë tonë. Grupi i vajzave është mirë, ato të cilat do të mbajnë barrën kryesore janë fizikisht mirë. Shpresoj që me ndihmën e zotit gjithçka të shkojë mirë.

Thirrje tifozëve për të qenë të pranishëm në stadium – Do të ishte një mrekulli sikur tifozët të jenë të pranishëm nesër në stadium. Vajzat kanë nevojë për mbështetje dhe inkurajim dhe besoj që do ta marrim dhe do ta kemi gjatë ndeshjes. Nuk do t’i zhgënjejmë dhe do të mundohemi që ata të dalin të kënaqur nga një lojë e mirë e ekipit tonë përfaqësues.

Next Post

LIGA E EUROPËS/ Ajaksi dhe Sociedadi duan të vazhdojnë rrugëtimin, publikohen formacionet zyrtare të sfidave të mbrëmjes

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.