Monday, 25. May 2026
Sport

Projektohet Bajern-Inter që në çerekfinale, Reali dhe Liverpuli mendohen në gjysmëfinale. Njihuni me të gjitha sfidat e mundshme në Ligën e Kampioneve

GS 21/02/2025 1 Min. Lesezeit

Në Nion të Zvicrës u mbajt shorti i Champions, i vlefshëm për fazën e 1/8-ve, çerekfinalet dhe gjysmëfinalet. Goglat rezervuan dy përballje të mëdha si Real Madrid-Atletiko Madrid dhe PSG-Liverpul. 

bandicam 2025-02-21 12-26-20-407

Në rast se surprizat mungojnë në fazën e 1/8-ave, atëherë përballje emocionuese do të ketë vazhdim. Kjo pasi Bajern Mynih-Inter do të ndeshen, nëse kalojnë turin e radhës.

Datat e planifikuara për raundin e 1/8-ave janë 4-5 mars (ndeshja e parë) dhe 11-12 mars (ndeshja e dytë). Ndeshjet çerekfinale do të luhen më 8-9 prill (ndeshja e parë) dhe 15-16 prill. Gjysmëfinalet janë planifikuar për 29-30 prill dhe 6-7 maj.

Gjysmëfinalja e parë do të dalë me fituesit e këtyre çifteve:

Çerekfinale: Fituesi i PSV – Arsenal me fituesin e Real Madrid – Atletiko Madrid

Çerekfinale: Fituesi i PSG – Liverpul me fituesin e Klub Bryzh – Aston Vila

Gjysmëfinalja e dytë do të dalë me fituesit e këtyre çifteve:

Çerekfinale: Fituesi  i Benfika – Barcelona me fituesin e Dortmund – Lilë

Çerekfinale: Fituesi i Bajern Mynih – Leverkusen me fituesin e Fejenord – Inter

bandicam 2025-02-21 12-26-20-407

PANORAMASPORT.AL

Teilen: