Monday, 25. May 2026
Sport

Diego Simeone paralajmëron Real Madridin

GS 21/02/2025 1 Min. Lesezeit

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone e ka komentuar përballjen ndaj Real Madrid në Ligën e Kampionëve, vetëm pak orë pas hedhjes së shortit në të tetën e finales, ku dy ekipet madrilene do të ndeshen me njëra-tjetrën.

Simeone e ka komentuar shkurt këtë takim, por ka paralajmëruar se do të jetë një ndeshje fantastike.

“Unë do të përgjigjem vetëm shkurt për këtë: është një ndeshje e madhe dhe ne jemi të përgatitur”, tha Simeone.

Teilen: