Monday, 25. May 2026
Sport

“Nikli” trondit Ballkanin, i merr një pikë në Suharekë

GS 21/02/2025 1 Min. Lesezeit

Sezon i ri në futboll, por Feronikeli vazhdon t’u shkaktojë probleme ekipeve të mëdha.
Të premten përballë kampionit të Kosovës, Ballkanit, Nikli u kthye me një pikë nga përballja në Suharekë, duke luajtur 1:1.

Madje skuadra nga Drenasi, kaloj e para në epërsi, në fund të pjesës së parë, me Hasan Hysenin.

Ballkani që pësoj humbje fundjavën që shkoj, golin e barazimit e gjeti pas më shumë se një ore lojë, përmes Walid Hamidit.

Feronikeli megjithatë nuk lëviz nga pozita e fundit në tabelë dhe ka vetëm 11 pikë, derisa Ballkani i dyti, ka 37 pikë, duke lëshuar sërish mundësinë t’i afrohet Dritës, e cila të shtunën mund ta rrisë diferencën e pikëve.

Teilen: